“Neymar do t’i bashkohet Real Madridit”

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 09:08 | Nga

Sulmuesi i PSG-së, Neymar vazhdimisht është i lidhur e një kalim në Real Madrid, ani pse vetëm shtatë muaj më parë kaloi në PSG
Mbrojtësi i majtë brazilian, Marcelo beso se Neymar një ditë do të luajë për skuadrën spajnolle, Real Madrid.

Ai beson se lojtarët më të mirë duhet të luajnë për Realin dhe i tillë është Neymar.

“Mendojë se Neymar një ditë do të luajë për Realin”, tha fillimisht Marcelo për Esporte Interativo.

“A do të përshtatej Neymar në Real? Natyrisht që po. Do të ishte shumë mirë për skuadrën nëse ai vjen”, vazhdoi ai.

“Sipas mendimit tim, lojtarët më të mirë duhet të luajnë gjithmonë për këtë skuadër”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme