Neymar tregon lojtarët që do të bëjnë diferencën në Kupën e Botës, nuk janë Messi e Ronaldo

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 08:35 | Nga

​Neymar ka folur për lojtarët që mund të shkëlqejnë në Kupën e Botës në Rusi, por për asnjë moment, nuk ka përmendur emrat e Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.

“Do të ketë shumë lojtarë të mirë në Botëror, sepse është Kupa e Botës, më të mirët do të jenë atje. Mendoj se Coutinho dhe Gabriel Jesus janë lojtarë që bëjnë diferencën dhe shpresoj se do ta demonstrojnë këtë”, u shpreh Neymar.

“Salah është një tjetër lojtar. Mund të bëjë një Kupë të Botës të mirë. Aty janë De Bruyne ose Hazardi, ata gjithashtu kanë kualitete, Luis Suárez gjithashtu”, shtoi Neymar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme