Neymari ia bën me dije PSG-së se dëshiron të largohet

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Neymar ia ka bërë me dije Paris Saint-Germainit se dëshiron të largohet nga klubi, sipas Sky Sports.

Neymar, e ardhmja e së cilit ka qenë burim i thashethemeve të mëdha, e ka konfirmuar qëllimin e tij për t’u larguar nga kryeqyteti francez pas bisedimeve me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardon, të hënën në mëngjes.

Sky pohon se burimet e tij kanë mësuar se PSG-ja është përpjekur ta bindë Neymarin ta ndryshojë mendjen dhe se përfaqësuesi brazilian nuk ka treguar se cilit klub dëshiron t’i bashkohet.

PSG-ja ende nuk ka komentuar formalisht rreth kësaj çështjeje, por Sky Sports mëson se bisedimet për kthimin e mundshëm të 27-vjeçarit në Barcelonë janë duke vazhduar.

Barcelona nuk ka bërë ende ofertë formale për Neymarin por për ta bërë, do të t’i duhet të përfshijë lojtarë në një marrëveshje të mundshme. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme