Neymari ik në Brazil për t’u mbrojtur nga Coronavirusi

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Neymari ka vendosur të kthehet në atdhe, Brazil, pas përhapjes së pandemisë koronavirus, si pasojë e së cilës futbolli në Evropë është ndalur.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain fluturoi drejt atdheut bashkë me kapitenin e vet në Paris dhe kombëtare, Thiago Silva, pasi të dy duan të kalojnë kohë me familjet e veta në Brazil në një kohë kur nuk janë të obliguar me futboll, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetës franceze Le Parisien, e cila raportoi për kthimin e dyshes në atdhe, shumica e lojtarëve të PSG-së ngelin në kryeqytetin francez, përfshirë lojtarët e huaj si Marco Verratti, Pablo Sarabia dhe Ander Herrera.

Kështu nuk veproi edhe Neymar, i cili vendosi të largohet nga Parisi të hënën dhe të shkojë në Brazil të familja e vet në këtë kohë pasiguri. Silva e ndoqi atë të martën.

Të ngjashme