Neymari lajmëron se do të shkojë në Kinë

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 11:06 | Nga

Sulmuesi brazilian, gjithmonë e më shumë i lidhur me PSG-në ka lajmëruar se do të udhëtojë drejt Shangait pas El Clasicos që Barcelona do të zhvillojë me Real Madridin në ShBA.

Kthimi 180° i Neymar ka ndodhur gjatë natës së të premtes. Ndërkombëtari brazilian është regjistruar në Weibo, një aplikacion ekuivalent i Twitter-it në Kinë, shkruan telesport.al.

“Përshëndes të gjithë fansat në Kinë! Jam Neymar Jr, është llogaria ime zyrtare në ‘Weibo’. Do të ndaj eksperiencat e mia personale me tifozët kinezë”, ka shkruar sulmuesi i Barcas në mesazhin e tij të parë.

“Takohemi të hënën në Shangai!”, ka shkruar ai.

Organizatorët e këtij aktiviteti promocional kishte lajmëruar fillimisht se udhëtimi ishte anuluar sepse “Neymari dhe njerëzit pranë tij ishin të impenjuar për të sistemuar detajet e një transferimi”. Më në fund, sulmuesi i Barcelona-s do të jetë i pranishëm në Kinë për t’u takuar me mbështetësit e tij… Vetëm  në rast se nuk ndodh ndonjë e papritur…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme