Neymari lë të hapur mundësinë e rikthimit në Barcelonë

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi brazilian, Neymar, duke se mund të bëjë një rikthim në Barcelonë. Mediume katalanase shkruajnë se ai ndërprerë bisedimet me Paris Saint-Germanin për rinovim të kontratës, pasi Lionel Messi mund të qëndrojë në klubin spanjoll.

Ai duket se ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish bashkë me argjentinasit, ndërsa Andre Cury, ish-agjent i Barcelonës, ka thënë se Neymar mund të luajë krah Messit vetëm në Barcelonë.

Klubi i Neymarit pësoi disfatë të shtunën nga Lille në Ligën franceze me rezultat 1-0. Mysafirët realizuan në minutën e 20-të të ndeshjes, derisa 29-vjeçari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pak para fundit të takimit.

PSG-ja gjendet në pozitën e dytë të tabelës, me 63 pikë, derisa Lille në të parin me tri pikë më shumë.

Të ngjashme