Neymari për 170 milionë euro mund të transferohet te Barcelona

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Çështja Neymar nuk ka mbaruar pasi duket se do të merr rrugëtimin drejt Barcelonës.

Pas dy muajve të negociatave të dështuara, tashmë spekulohet për formulat me të cilat lojtari mund të arrinte gjatë verës së ardhshme te kataluansit.

Në këtë kuptim, Mundo Deportivo raporton se braziliani mund të largohet nga parisienët për 170 milionë euro.

Kjo shumë nuk korrespondon, siç raportohet, me klauzolën e largimit nga PSG, por me zbatimin e “nenit 17 të rregullave të FIFA-s për Statutin dhe transferimin e Lojtarëve, i cili që nga viti 2001 lejon një lojtar të përfundojë kontratën me një klub në mënyrë të njëanshme”.

Në këtë rast, çmimi i përfundimtar do të përcaktohej në radhë të parë nga avokatët e FIFA-s dhe Neymarit, ku ky fundit tashmë ka bërë konsultimet e duhura dhe pritet që të largohet për 170 milionë euro, siç shkruajnë gazetat në Kataloni.

Neymar është gjithashtu protagonist në gazetën Sport, ku ata publikojnë një studim, sipas të cilit 74 për qind e të anketuarve fajësojnë PSG-në se operacioni nuk është kryer, por edhe 72 për qind të tyre e quajnë të dështuar fushatën e Joseph Bartomeus për transferimin e lojtarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme