Neymari po bëhet model për bashkëlojtarët

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Pasi kaloi gjithë verën duke kërkuar të largohet nga Paris Saint-Germaini, Neymar tash është i magjepsur me klubin që e ka bërë atë transferim rekord për 222 milionë euro. 

Ka qenë një kthesë e jashtëzakonshme. Vetëm disa muaj më parë, Neymar ishte person i padëshiruar në sytë e shumë tifozëve të Paris Saint-Germainit, pasi kishte tentuar të kthehet te Barcelona, skuadra nga e cila u largua për shifër rekorde. 

Neymar e humbi fillimin e stinorit te Paris Saint-Germaini. Kur më në fund u paraqit më 14 shtator, ai u prit me fishkëllima nga një numër i tifozëve të Parisit që ishin të irrituar me sjelljen e tij. Ultrasit e Paris Saint-Germainit, në veçanti, ishin të pamëshirshëm ndaj tij gjatë asaj ndeshjeje. 

Ata u ndien të tradhtuar që ai donte të largohej dhe ia bënë me dije këtë. Neymar ndonëse shënoi gol të vonshëm të fitores në atë ndeshje me goditje me gërshërë, prapë u fishkëllye ndërsa nuk festoi me të madhe. 

Ndonëse kjo ishte vetëm pak muaj më parë, duket se gjërat janë rregulluar tashmë. Neymar është duke u pëlqyer sërish te Parisi, diçka që dukej e pamendueshme në ditët e tensionuara të fundit të afatit kalimtar të verës. Ai është kthyer sërish në formë të lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme