Neymari synon sukses në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Neymari beson se ky sezon mund të jetë më në fund i duhuri për Paris Saint-Germainin në ëndrrën drejt triumfit në garën më prestigjioze të Evropës, Ligën e Kampionëve.

Pasi ka qenë që një kohë më të gjatë forca dominuese në futbollin francez vendor, Paris Saint-Germaini synon ta fitojë edhe titullin e Ligës së Kampionëve, për ta përforcuar pozitën si fuqi e madhe në botën e futbollit.

Që kur Katari e mori pronësinë e klubit përmes trupin Investimet Sportive në vitin 2011, Paris Saint-Germaini ka bërë blerje të mëdha për ta arritur këtë sukses, si transferimin e Neymarit për 222 milionë euro dhe të Kylian Mbappes për 180 milionë.

Megjithatë, përkundër këtyre investimeve, PSG-ja s’ka arritur të jetë e suksesshme në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, Neymari beson se kjo do të ndryshojë këtë sezon, kur skuadra e Thomas Tuchel do të përballet me Dortmundin në 1/8 e finales.

“Sa i përket skuadrës dhe lojtarëve, ky është viti ynë më i mirë dhe jemi më së shumti të përgatitur, që kur kam ardhur unë. Kështu që mendoj se kemi gjasa reale për të fituar”, ka thënë Neymari.

“Edhe pse Paris Saint-Germaini nuk e ka fituar asnjëherë në histori të vet Ligën e Kampionëve, ne do të luftojmë për këtë titull. Ne i dimë vlerat tona dhe shpresojmë të arrijmë deri në finale”./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme