Neymari vendos të bëhet lojtar profesionist i pokerit

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, e ka shprehur dëshirën për t’u bërë lojtar profesionist i lojës së pokerit, kur të pensionohet nga futbolli.

Ylli brazilian nisi të luajë poker gjatë Kupës së Botës në vitin 2014 dhe e ka fituar një pëlqim të madh për këtë lojë që prej atëherë, transmeton Gazeta Express.

Neymari tregoi se kishte luajtur poker me Gerard Piquen gjatë kohës sa ishte në Barcelonë dhe tani e bën me Keylor Navasin dhe Leandro Paredesin në Paris Saint-Germain.

I pyetur nga CNEËS nëse synimi i tij është të bëhet lojtar profesionist i pokerit kur të pensionohet nga futbolli, Neymar tha: “Është e vërtetë, është e vërtetë. Është njëra prej gjërave që më pëlqen ta bëj më së shumti”.

“Ndihem rehat dhe mendoj se pasi ta lë lojën e futbollit, do të jem në gjendje të bëj turne, të udhëtoj për të luajtur nëpër turne në të cilat gjithmonë kam dashur të marr pjesë, që deri tani nuk kam mundur ta bëj shkaku i agjendës dhe karrierës sime”, shtoi ai.

“Pra, pasi të pensionohem nga futbolli, pokeri është njëra prej gjërave që do ta bëj, do të udhëtoj për të luajtur në turne pokeri”.

Të ngjashme