Nga 2008-ta, të gjithë presidentët kishin paguar për fusha sportive

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Që kur Kosova e kishte shpallur pavarësinë e saj, të gjithë presidentët e Kosovës kishin paguar hapësira të ndryshme sportive për personelin e tyre.

Zyra e Presidentit të Kosovës kanë konfirmuar për “Ekonomia Online” se ka pasur kontrata me fusha të ndryshme sportive që 10 vjet.

“Prej vitit 2008, pavarësisht se kush ka qenë president i vendit, Presidenca si institucion, sikurse edhe shumica e institucioneve të tjera, në vazhdimësi kanë pasur dhe kanë kontrata për shfrytëzimin e hapësirave të ndryshme sportive”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Edhe më herët edhe raportuar se institucione të ndryshme në Kosovë në vazhdimësi kanë paguar salla sportive për stafin e tyre.

Të ngjashme