Nga Anglia mund të shkojnë pesë klube në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 10:02 | Nga

UEFA ka konfirmuar se top-katërshja e Premier Ligës do të kualifikohet për Ligën e Kampionëve, edhe nëse Liverpooli e fiton këtë trofe dhe mbyll sezonin në pozitën e pestë.

Chelsea ishte bërë kampion evropian më 2012, por mbylli sezonin në pozitën e gjashtë duke bërë që Tottenhami nga pozita e katërt të mungonte atë vit në Ligën e Kampionëve, transmeton koha.net.

“Fituesi i Ligës së Kampionëve ka vend të sigurt në fazën e grupeve, edhe nëse nuk kualifikohet përmes ligës kombëtare. Kjo megjithatë nuk prek edhe ekipet tjera të asaj federate. Në rast se Liverpooli, si fitues i Ligës së Kampionëve, nuk kualifikohet përmes ligës së vet, federata angleze do të përfaqësohet me pesë klube. Këto janë fituesi i Ligës së Kampionëve, fituesi i ligës, nënkampioni dhe vendi i tretë e i katërt”, ka thënë UEFA.

UEFA prezantoi këtë rregull më 2005 kur Liverpooli fitoi Ligën e Kampionëve, por mbeti i pesti prapa Evertonit. Si rezultat dy ekipet u kualifikuan në sezonin 2005/06 në Ligën e Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme