Nga balta drejt suksesit: Kjo është historia e Amir Rrahmanit

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Shumë lojtarë të Kosovës e kishin filluar karrierën e tyre nga balta e Kosovës, që më pas për t’u bërë yje në ekipe të ndryshme të Evropës.

I tillë është edhe mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, tash lojtar standart i ekipit nga Seria A, Verona.

Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Rrahmani i përlyer nga balta, teksa mbronte ngjyrat e ekipit të “Ramiz Sadikut”.

Ndeshja “Ramiz Sadiku”-Gjilani, ishte e vlefshme për play-off në kuadër të Superligës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme