Nga Carlos Tevez te Jesse Lingard – tetë huazimet më të mira në epokën e Ligës Premier

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Jesse Lingard është duke u dëshmuar si një prej transferimeve më të mira të këtij sezoni. Futbollisti, i cili është në pronësi të Manchester Unitedit, është i huazuar te West Ham Unitedi dhe po shkëlqen nën urdhrat e David Moyes.

Që nga debutimi për Hammers më 3 shkurt, asnjë lojtar në Ligën Premier nuk ka më shumë përfshirje se ai në realizmin e gola, duke i shënuar gjashtë dhe duke asistuar në tre sosh.

Forma e 28-vjeçarit ka ndikuar që ai të ftohet sërish në ekipin e Anglisë dhe mund të luajë edhe në Kampionatin Evropian.

SunSport ka bërë një përmbledhje me disa prej huazimeve më të mira në epokën e Ligës Premier dhe më poshtë jua sjellim këtë listë:

Carlos Tevez
Nga West Ham United te Manchester United
Për dy sezone 2007-2009

Robbie Keane
Nga Interi te Leeds United
Sezoni 2000/2001

Jack Wilshere
Nga Arsenali te Boltoni
Viti 2010

Ivan Campo
Nga Real Madridi te Boltoni
Sezoni 2002/2003

Henrik Larsson
Nga Helsingborg te Manchester Unitedi
Viti 2007

Jurgen Klinsmann
Nga Sampdoria te Tottenham Hotspur
Sezoni 1997/1998

Romelu Lukaku
Nga Chelsea te West Bromwich Albion
Sezoni 2012/2013

Jesse Lingard
Nga Manchester Unitedi te West Ham Unitedi
Viti 2021

Të ngjashme