Nga e mbijetuara e holokaustit, në kampione olimpike

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Fashistët kishin ardhur për ta marrë Eva Szekely, në dhjetorin e vitit 1944, kur ajo ishte vetëm 17-vjeçare.

“Më thanë të qëndroja e shtrirë në tokë dhe t’u thosha ushtarëve se jam e sëmurë”, kujton ajo.

“Ngrihu, eja të shkojmë”, kishte urdhëruar eprori i tyre. ‘Atëherë babai im u kishte thënë: “Ajo është e sëmurë, a nuk po e shihni se nuk mund të ecë fare! Derisa ushtari ia ktheu se nuk do të ecë edhe aq shumë.

Jo shumë. Vetëm deri te brigjet e lumit Danubi, aty ku po kryheshin vrasjet e tjera në masë.

“Dhe pastaj si të kishte folur me dikë nga qielli, babai im u tha: ‘Mos e merrni ju lutem, ajo është kampione e notit në Hungari dhe një ditë do të jesh i lumtur që ia ke shpëtuar jetën asaj’. Ai më shikonte mua dhe unë atë, ia thashë edhe emrin tim. Ai kishte një sy ngjyrë hiri, tjetrin ngjyrë kafe. Ja kështu shpëtova, kur babi im u tha ushtarëve se unë isha kampione e notit dhe se ai, eprori, do të më kujtojë mua”.

Szekely vdiq të shtunën e kaluar. Ajo ishte 92-vjeçare. Ka thyer gjashtë rekorde të botës, ka fituar 44 tituj kampioni të vendit, një medalje të artë në Olimpiadën e Helsinkit në vitin 1952, në 200 metra, në stilin bretkosë dhe të argjendtën në Olimpiadën e Melburnit më 1956.

“Me gjithë sukseset e mia, unë isha gjithnjë e mposhtur në një pikë”, kishte shkruar ajo. “Asnjë komunitet nuk më kishte afruar plotësisht, megjithëse ndjeva në zemër dhe shpirt që isha pjesë e komunitetit tim, gjithmonë më bëhej me dije se isha një e huaj”.

Szekely vendosi të bëhej notuese në vitin 1936, derisa ajo po e dëgjonte në radio mbulimin e Olimpiadës së Berlinit. Ajo dëgjoi se si Ferenc Csik e fitoi garën në 100 metra stil të lirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme