Nga edicioni i ri fillon zbatimi i sistemit digjital të garave

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 12:29 | Nga

Që nga edicioni i ri Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë së zbatuari sistemin digjitial të garave.

Ky projekt fillimisht do të nisë vetëm me Superligë, derisa nga edicioni i ardhshëm do të nisë edhe në kategoritë e tjera. Për këtë qëllim, sot, në selinë e FFK-së, është mbajtur seminari me administratorët e 12 klubeve të Superligës, me qëllim të njoftimit dhe testimit të këtij sistemi.

Fillimisht pjesëmarrësit e këtij seminari i kanë përshëndetur presidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së, Mirsad Çollaku dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka theksuar rëndësinë që ka ky projekt për FFK-në, por edhe për vetë klubet kosovare, në mënyrë që të jenë sa më ekspeditivë dhe në hap me Evropën.

Pikërisht nga pjesa administrative fillon edhe ngritja e cilësisë së ligës, prandaj sistemi digjital është shumë i rëndësishëm në këtë aspekt dhe do t’u shërbejë edhe klubeve.

Ky ka qenë një projekt goxha i kushtueshëm, por edhe i domosdoshëm, prandaj ne kemi vendosur ta zbatojmë në praktikë, ka theksuar me këtë rast presidenti Ademi.

Ndërkohë, për mënyrën e punës në këtë sistem administratorët e klubeve i kanë njoftuar administratori Adem Çollakaj dhe shefi i IT-së, Dardan Sadiku.

Ky sistem është vazhdimësi dhe i ndërlidhur me sistemin FIFA Connect.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme