Nga festa e Tuchel me shampanjë deri tek kërcimet e skenat akrobatike të lojtarëve

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Lojtarët, trajneri dhe stafi i Chelseat kanë festuar çmendurisht fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve mbrëmë (e shtunë) dhe festa e tyre në zhveshtore tashmë është bërë virale.

Chelsea ka triumfuar 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, duke u kurorëzuar se ekipi më i mirë evropian në sezonin 2020/21.

Goli i vetëm në këtë finale të madhe erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes me anë të Kai Haverzt, i cili shënoi pas asistimit të Mason Mount.

Megjithatë, njëri nga më meritorët për këtë sukses të jashtëzakonshëm të Bluve, ishte trajneri gjerman Thomas Tuchel, i cili ndërtoi ekipin në vetëm pesë muaj.

Se Tuchel dhe ekipi i tij kanë krijuar një lidhje shpirtërore të jashtëzakonshme, këtë e tregojnë edhe videot e festës pas ndeshjes.

Tuchel është bërë viral me festën e tij në zhveshtore pas ndeshjes, ku shihet duke lagur lojtarët e tij me shampanjë, teka bënë një kërcim interesant dhe zbath këpucët e tij.

Festës iu bashkuan edhe lojtarët, të cilët sigurisht se ishin të ekzaltuar me këtë arritje të madhe ekipore, por edhe në aspektin individual.

Kërcimet e lojtarëve si Willy Caballero, Kourt Zouma, Olivier Giroud, Antonio Rudiger, Mason Mount, Kai Havertz dhe video e Jorginhos janë bërë gjithashtu virale.

Më poshtë mund t’i shikoni disa nga videot e festës së çmendur brenda zhveshtores së Bluve.

Të ngjashme