Nga një xhevahir i anashkaluar në një sensacion botëror

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Kur futbollistët arrijnë majat e lojës, fillimet modeste të tyre gjithmonë zmadhohen. I vlerësuar tani si një prej mbrojtësve më të mirë në botë – nëse jo më i miri – nuk është befasi që të kaluarës së Virgil van Dijkut po i jepet një tretman i ngjashëm.

E kush mund t’i fajësojë njerëzit për këtë. Imazhi i kapitenit shtatlartë të Holandës – tmerri i sulmuesve nëpër Evropë që kur iu bashkua Liverpoolit – duke larë enë në një restorant në Breda, ndërsa ishte ende 17-vjeçar, ka bërë bujë. Veçanërisht për një lojtar që është i nominuar në listën e ngushtë për më të mirin e vitit nga FIFA.

Derisa disa tinejxherë të talentuar marrin paga milionëshe, ku harta e tyre drejt majës është vizatuar shumë kohë më parë, ky nuk ishte rasti me Van Dijkun, ndonëse ai gjithmonë ishte fizikisht i fortë. Ai madje nuk konsiderohej as si “diamant i papërpunuar” në atë kohë, shkruan FIFA.com.

“Ai ishte shkëmb në fushë, por vërtet nuk e shihja te ai kapitenin e ri të Përfaqësueses së Holandës”, ka thënë Robby Hendricks, trajneri i tij te të rinjtë e Willem II, ndërsa trajneri i skuadrës së rezervave Edwin Hermans ka thënë se Van Dijk në atë kohë kishte tepër kufizime.

Pasi që nuk kishte arritur të depërtonte në skuadrën e parë të Willem II, dhe po ashtu i kishte ikur skuadrës së qytetit të lindjes, NAC Breda, Groningeni i dha atij platformën e parë për të shkëlqyer.

Van Dijk ishte zbuluar nga një njeri që e njeh një mbrojtës të mirë holandez kur e sheh, nga Martin Koeman, babai i legjendës së përfaqësueses së Holandës, Ronald Koeman. Ronald më vonë do të bëhej trajner i Van Dijkut te Southamptoni dhe tash te përfaqësuesja e Holandës.

Të ngjashme