Nga reprezentuesit e Venezuelës te shpresa e Juves, të huajt “vërshojnë” Kosovën

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Emër goxha të gjatë kanë dy lojtarët që të hënën i ka prezantuar Liria e Prizrenit. Liria, që do të luftojë në pranverë për ekzistencë në Superligën e Kosovës në futboll, ka gjetur përforcime në tregun e Venezuelës.

Ramirez Valdivia Guillermo Abel dhe Jimenez Vivas Luis Manuel prej të hënës janë lojtarë të skuadrës prizrenase. Trajneri italian i Lirisë, Vincenzo Alberto Annese, shpreson se ata do të japin kontribut për realizimin e synimeve të skuadrës. Të njëjtën gjë e shpresojnë edhe tifozët prizrenas, shkruan sot Koha Ditore.

Por në kujtesën e tifozëve dy venezuelasit do të mbesin vetëm nëse e bëjnë dallimin në ndeshje të Superligës. Nuk ka garanci se do të bëjnë këtë, por ka shpresë. Shpresë kishte edhe për shumë e shumë lojtarë të tjerë të huaj që kanë defiluar për kohë të shkurtër në futbollin kosovar. Shumë prej tyre kanë pasur emër më të shkurtër e më të lehtë se Ramirez Valdivia Guillermo Abel e Jimenez Vivas Luis Manuel, por emrat e tyre nuk mbahen mend. Madje ka plot raste kur lojtarët kanë ardhur e janë larguar pa lënë asnjë gjurmë në skuadër dhe pa u hetuar edhe nga anëtarët e klubeve kur janë larguar.

Ky vlerësohet të jetë çmimi që duhet paguar kur klubet hapen shumë ndaj ardhjeve nga vende të tjera. Në numrin e madh të lojtarëve të huaj ka edhe cilësorë që bëjnë diferencën, por ka edhe plot që janë nën mesataren e lojtarëve të vendit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme