Nga sezoni 2023/24 vetëm 18 ekipe do të luajnë në Ligue 1

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Më 3 qershor, Asambleja e Përgjithshme e LFP miratoi me 97.28% të votave shndërrimin në 18 klube të Ligue 1 nga sezoni 2023/24.

Në fund të sezonit 2022/23 do të ketë katër ekipe që do të bien nga elita dhe dy të tjera do të promovohen.

Në anën tjetër, Ligue 2 do të vazhdojë punën për ta bërë edhe kjo ligën me 18 ekipe pjesëmarrëse.

Puna rreth këtij ndryshimi do të fillojë nga sezoni i ardhshëm.

Deri në fund të sezonit 2022/23 Ligue 1 do të vazhdojë të ketë 20 ekipe pjesëmarrëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme