Nga Toure te Ben Arfa, lojtarët me emër që po kërkojnë shtëpi të re

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 11:45 | Nga

Clarence Seedorf dhe Patrick Kluivert kanë zgjedhur skuadrën e tyre të parë të Kamerunit këtë javë, pasi janë emëruar më herët këtë muaj si dyshe e ëndrrave për të drejtuar përfaqësuesen e Kamerunit nga stoli. Ndërkohë Ruud van Nistelrooy është duke drejtuar të rinjtë e PSV-së, derisa Alessandro Nesta ka marrë drejtimin e skuadrës italiane Perugia.

Kur Yaya Toure arrin moshën aktuale të të gjithë këtyre ish-lojtarëve – atë 42-vjeçare – ai do të varë këpucët e futbollit në gozhdë. Por deri atëherë Yaya Toure ende do të jetë në dispozicion për një angazhim, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Guardian.

Kjo është së paku ajo që thotë agjenti i tij Dimitri Seluk, duke treguar se kjo është pjesërisht arsyeja pse Toure mbajti fanellën me numër 42 gjatë kohës së tij te Manchester City. Ishin tetë vjet të lavdishme, gjatë të cilave Toure ka krijuar emër si një prej mesfushorëve më të mëdhenj që ka shndritur Premier Leaguen e Anglisë, përkrah emrave si Steven Gerrard e Frank Lampard.

Këta dy të fundit kanë pranuar detyrë të trajnerit pa nisur dekadën e katërt të jetës. Janë dorëzuar më herët.

Seluk njihet si person që flet shumë. Por të shpresojmë që ai dhe klienti i tij të realizojnë këtë dëshirë, pasi cili nuk do të donte të shihte një talent si Toure, që është ende 35-vjeçar, të vazhdojë në elitën angleze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme