Ngecin bisedimet mes Juves e Dybalas

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Paulo Dybalas te Juventusi mbetet në dyshim. Sulmuesi argjentinas tash e disa kohë ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës, por marrëveshja nuk është arritur.

Sipas mediave italiane, menaxheri i lojtarit u ka kërkuar drejtuesve të klubit pagë prej 15 milionë eurosh në sezon që Dybala të mbetet në Torino.

Krerët e “Zonjës së Vjetër”, thuhet se i kanë ofruar argjentinasit 10 milionë euro në sezon dhe kontratë trevjeçare.

Dybala ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022. Ai në të kaluarën është kërkuar nga skuadrat, si Manchester United dhe Paris-Saint-Germain.

Të ngjashme