Ngjarja vjetore “Cycle Kosovo for Children” ngriti rreth 9000 Euro

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Ngjarja vjetore “Cycle Kosovo for Children”, përfundoi me sukses për të gjashtin vit me radhë ku morën pjesë rreth 30 çiklistë në rrugëtimin 4-ditor përreth Kosovës në mbështetje të fondacionit “Action for Mothers and Children.” Ngasja e biçikletave u bë rreth Kosovës, me një devijim të shkurtër për në Shqipëri, duke kaluar përmes disa prej qyteteve më të mëdha për 4 ditë. Distanca e përgjithshme ishte mbi 600 km me mbi 7000 metra ngjitje (rrugë tatëpjetë) duke filluar dhe përfunduar në Prishtinë.

Ky aktivitet këtë vit arriti të sigurojë  rreth 9000 Euro përmes kontributeve të kompanive dhe individëve, dhe përmes fushatës online në KosovaIdeas, si dhe lojërave që u zhvilluan me rastin e kthimit të ekipës në Miqt Pub në Prishtinë. Fondet e mbledhura do përdoren  për të blerë shtretër për të posalindurit për Klinikën e Neonatologjisë në Spitalin e Mitrovicës. Foshnjat e lindura parakohës duhet të qëndrojnë më gjatë në spital për shkak se ju duhet kujdes intensiv për kohë më të gjatë dhe të jenë nën përkujdesjen e doktorëve. Në Mitrovicë nuk ka shtretër të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e pacientëve në Klinikën e Neonatologjisë, kështu që foshnjet premature duhet të qëndrojnë në shtratin e njëjtë me nënën, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme për një foshnje që është lindur parakohës dhe me peshë të vogël..

 “Jemi falënderues për të gjitha donacionet këtë vit dhe jemi të lumtur se me anë të fondeve që i kemi ngritur përgjatë këtij rrugëtimi do ndihmojmë në përmirësimin e efikasitetit të kujdesit të ofruar për të sapolindurit tanë në Mitrovicë” u shpreh Albion Hadri, organizatorë i Cycle Kosovo for Children.

Ngjarja u realizua me sukses nga viti 2014 deri tani dhe kjo ngjarje nuk do ishte e mundur pa mbështetësit tanë të cilit ishin Eulex, Policia e Kosovës, Astes , Agency, Shtëpiaku, Eco Clean, Trepharm, Minimax, Intereuropa, Kosbit, BPB, Miqt Pub dhe Bike Cafe.  Gjithashtu mbështetësit e tjerë te ngjarjës me shërbime të ndryshme ishin Cineplexx , Rudi’s Cake Factory, Ponte Vecchio, Hyla Gatime Tradicionale,  Walker’s Food and Catering, Frame Restaurant, Beergarden, Eco Motors, Shooters, Positive Motion, Dhe by Granita.

Kampanja elektronike është ende aktive përmes platformës KosovaIdeas ku mund të dhurohet çfarëdo shume për t’mbështetur edhe më tej qëllimin e çiklistëve, e çasshme përmes linkut: https://kosovaideas.com/campaign/detail/529


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme