Ngjarjet ndërkombëtare, vlerësimi tjetër që i bëhet Kosovës

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Dy përfaqësuese evropiane të futbollit qëndruan ditë më parë në Kosovë. Të tjera do të vijnë në shtator, tetor e nëntor. Në Kosovë tashmë vijnë rregullisht përfaqësuese e skuadra nga vende të tjera, kurse në periudha të caktuara në vend qëndrojnë njëkohësisht nga shumë përfaqësuese apo skuadra.

Këtë e mundëson organizimi i ngjarjeve të karakterit ndërkombëtar në Kosovë. Numri i këtyre ngjarjeve po shkon duke u rritur dhe kjo vlerësohet nga federatat kosovare si shumë e rëndësishme për sportin, por edhe vendin në përgjithësi. Ndikimi i organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare në Kosovë vlerësohet të jetë i madh për aspektin sportiv dhe të masovizimit të sportit, por edhe për aspektin ekonomik, shkruan sot Koha Ditore.

Në futboll, përkatësisht futsal (futboll të sallës) në vjeshtën e kaluar në Prishtinë ishte mbajtur turneu i një grupi të raundit kryesor të Ligës së Kampionëve, ndërsa pos Feniksit vendas kishin garuar edhe Kairati i Kazakistanit, Sportingu i Portugalisë dhe Lindselmash Lida i Bjellorusisë. Një organizim tjetër, i nivelit dukshëm më të lartë i është besuar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për fundin e qershorit të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme