Nikçi shpreson që prova e gjashtë t’i sigurojë kontratë

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 09:10 | Nga

Adrian Nikçi në verën e vitit të kaluar ishte liruar nga skuadra gjermane, Union Berlin, që garon në Bundesliga 2. Dhe, që nga ajo kohë mesfushori 28-vjeçar ka kërkuar të gjejë një klub të ri, e të cilin nuk e ka gjetur ende, shkruan sot Koha Ditore.

Mesfushori i krahut së fundi ka nisur provat te skuadra ku edhe është zhvilluar si futbollist – Zuerichu. Për Nikçin, Zuerichu është klubi i gjashtë që ia ka hapur dyert brenda një viti, por vetëm për prova.

Mediat zvicerane raportojnë se Nikçi ka qenë në prova edhe te Grasshopperi, Wili, Burghauseni, Bialystoku dhe Rapperswil-Jona.

Vetë Nikçi ka mohuar se kanë qenë faza provuese, pas të cilave nuk i është ofruar kontratë. Ai të mërkurën për gazetën ka thënë se në pesë klubet ka qenë vetëm për të ruajtur formën. Tash pranon se në Zuerich është për prova, të cilat i ka nisur nga dita e hënë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme