Nikli, me dy liberianë çon në 12 numrin e përforcimeve

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 09:26 | Nga

Prince Balde dhe Nicholas Andrews janë përforcimet e radhës që u prezantuan te klubi i futbollit Ferronikeli. Por nuk do të jenë edhe të fundit, kanë njoftuar zyrtarët e klubit nga Drenasi. Balde dhe Andrews, të dy 20-vjeçar, janë prezantuar të enjten me fanellat e Ferronikelit.

Balde është mbrojtës, kurse Andrews mesfushor dhe të dy së fundi kanë luajtur për skuadrën Monrovia Club Breweries nga Liberia, prej nga edhe janë.

Liberianët janë dy prej shumë përforcimeve që ka bërë Ferronikeli gjatë kësaj vere. Synimet e skuadrës për edicionin 2018\2019 që nis më 18 gusht, janë titulli dhe kupa. Të dy trofetë Ferronikeli i ka fituar më herët.

Trajneri i Ferronikelit, Sulejman Starova, është i kënaqur me futbollistët që do t’i ketë në dispozicion për edicionin e ardhshëm. Ai beson se ekipi tij do të sigurojë një vend për garat evropiane të edicionit të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme