Nikli shpreson të tejkalojë kampionët e tjerë në “Champions”

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli të mërkurën ka mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Nëse del në raundin e dytë kualifikues, klubi nga Drenasi do të shkruajë histori të futbollit kosovar.

Për të shkruar histori, Feronikeli duhet të kalojë plot tre kundërshtarë, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimisht më 25 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë luan ndaj Lincoln Red Imps të Gjibraltarit në gjysmëfinale të raundit paraeliminator të “Championsit”.

Nëse e fiton atë ndeshje luan në finale të raundit paraeliminator ndaj Tre Penne të San Marinos apo Santa Coloma të Andorrës. Nëse me sukses e mbyll edhe finalen, atëherë në raundin e parë kualifikues takohet me skuadrën uellsiane The New Saint.

Me kampionin e Uellsit luan më 9\10 korrik dhe 16\17 korrik. Dhe nëse eventualisht e kalon edhe skuadrën The New Saints, Feronikeli në raundin e dytë do të takohej me kampionin danez, Kobenhavn.Koha.Net.

Të ngjashme