Nikola Kalinic nuk pranojë të jetë rezervist i Andrej Kramaricit te Kroacia

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 15:27 | Nga

Nikola Kalinic udhëtoi me ekipin kombëtar kroat në Kupën e Botës i bindur se do të ketë një rol më të madh se sa kishte parashikuar trajneri Zllatko Dalic.

Ai shprehu pakënaqësinë gjatë lojës së parë përgatitore, ku refuzoi të inkuadrohet si rezervist në ndeshjen ndaj Brazilit dhe së fundi kundër Nigerisë, sërish refuzoi të futet në ndeshje nga banka rezervë.

“Si mund të luajë para meje Andrej Kramariç?”, ishte një pyetje që sulmuesi i Milanit i bëro Dalici, zbulon Novi List.

Trajneri u përpoq t’ia shpjegonte pse, por sulmuesi nuk ishte shumë i interesuar për shpjegimin e tij.

Dhe pastaj Dalic e gjeti veten para një dileme – duhet ta largonte prej kombëtares Kalinicin ose do ta lejonte të ndikonte te lojtarët e tjerë për të rritur numrin e pakënaqurve në botërorin e Rusisë.

Ai u përpoq ta zgjidhte atë në mënyrë paqësore. Ai kishte disa takime me të gjithë anëtarët e ekipit para udhëtimit në Rusi, në të gjitha takimet luti lojtarët ta njoftojnë nëse kanë probleme të natyrave të ndryshme, por askush nuk u përgjigj.

“Turneu është i gjatë dhe të gjithë do të kenë mundësinë”, tha Dalic, por Kaliniç nuk deshi të priste.

Pesë minuta kundër Nigerisë nuk ishin të mjaftueshme, ai përsëri refuzoi të luante si rezervist dhe pas ndeshjes nuk ka festuar me shokët e tij.

Ndryshe, Kalinic u ka uruar fat përmes sms-ve të gjithë bashkëlojtarëve, por kapitetni Luka Modric dhe Vedran Corluka nuk ia kthyen mesazhin.

Të ngjashme