Nis gjyqi në Itali, Erion Bogdani rrezikon burgun

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 14:25 | Nga

Në gjykatën e Napolit dje është zhvilluar seanca e parë e gjyqit të çështjes “Fuorigioco” që sheh të përfshirë mbi 100 persona në klubet e Serisë A dhe B, mes të cilëve drejtues, futbollistë e menaxherë. Ata akuzohen se kanë kryer evazion fiskal, duke mos paguar taksat sipas asaj që parashikon shteti për transferime dhe kuota të menaxherëve dhe mes tyre del emri i ish-sulmuesit të përfaqësueses shqiptare, aktualisht trajneri i U19, Erjon Bogdani.

Pas hetimeve të kryera në Itali që në vitin 2016, janë venë në bankën e të akuzuarve me dhjetëra drejtues klubesh dhe futbollistë, të cilët kanë anashkaluar pagesën e taksave për paratë e përfituara nga menaxherët. Për këto shkelje akuzohen drejtues të klubeve më të mëdha italiane, mes të cilëve edhe Klaudio Lotito i Lacios, ashtu si edhe shumë menaxherë të njohur, ky emri më i rëndësishëm është ai i Alesandro Moxhit.

Një nga transferimet e kryera nga Moxhi është edhe ai i Bogdanit, i cili kaloi nga Kievo te Çezena. Të hetuar për këtë marrëveshje janë menaxherët Alesandro Moxhi dhe Marko Somela, si dhe ish-presidenti i Çezenës, Igor Kampedeli. Ndërkohë, Bogdani nuk figuron mes personave të akuzuar, por mund të përfundojë në gjykatë si “person në njohuri të fakteve”.

Mes emrave të futbollistëve të përfshirë në këto transferime ka disa shumë të njohur si Noçerino, Mutu, Liverani, Imobile, Odo, Milito, Krespo, Laveci, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme