Nis ndërrimi i gjeneratës që nderoi Kosovën

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll, më 16 tetor, do ta luajë ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për evropianin e vitit të ardhshëm. Do të luajë kundër Izraelit për të mbyllur një cikël, që gjerësisht është vlerësuar i suksesshëm.

Ndeshja në Tel-Aviv nuk do të jetë e fundit vetëm për këtë cikël, por edhe për disa lojtarë me ekipin Shpresa. Shumë prej lojtarëve që bartën barrën te skuadra në këtë cikël, të parin për Kosovën U21, nuk do të mundë të luajnë më për shkak të moshës, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë, trajneri Rafet Prekazi nuk ka ftuar disa lojtarë që nuk mund të luajnë në të ardhmen për ekipin U21. Disa janë ftuar dhe për ta do të jetë ndeshja e fundit me U21, kurse në shumicë do të jenë lojtarët e rinj, që do të luajnë me ekipin U21 edhe në ciklin e ardhshëm. Ata janë kryesisht lojtarë të lindur në vitin 1998.

Listën me emrat e 22 futbollistëve, Prekazi e publikoi të enjten. Prekazi është i lumtur që po përcjell një gjeneratë të suksesshme. Ai thotë se futbollistët shpresa kanë qenë krenaria e Kosovës.

Të ngjashme