Një Atlanta e re, e bashkuar nga futbolli

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 12:17 | Nga

Jay Riddle ishte shpërngulur në këtë qytet 14 vjet më parë dhe për pjesën më të madhe të kohës, jeta e tij sillej rreth punës në industrinë e aviacionit.

Fiksimi i tij sportiv ishte shikimi i ndeshjeve të Arsenalit në televizor çdo fundjavë. Ai dinte pak për Ligën Profesioniste të SHBA-së në futboll (MLS).

Por kur Arthur Blankut, pronarit të skuadrës Atlanta Falcons, iu dha leja për të regjistruar një skuadër në ligën e futbollit MLS në vitin 2014 dhe kur ai tregoi planet se do ta quajë atë Atlanta United, Riddle menjëherë e shfrytëzoi rastin për të përqafuar skuadrën e re në shtëpinë e tij adoptuese, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ai iu bashkua Factionit, një grup i tifozëve të Atlantas. Ai bëri shoqëri të re. E prezantuan atë te më tepër njerëz.

Dhe pas një stinori debutues rekord për Atlanta Unitedin vitin e kaluar, Riddle, 35-vjeçar, vendosi që pasionin e tij të ri ta shënonte me një tatuazh në secilën dorë: një logo të madhe të Atlanta Unitedit dhe një mburojë të Factionsit në dorën tjetër.

“Për dhjetë vjet unë nuk kisha shikuar Atlantan si shtëpinë time. Tash Atlanta United është ngjitësi im me komunitetin”, ka thënë Riddle.

Si në shumicën e pjesës jugore të Amerikës, harta sportive në Atlanta është e dominuar nga futbolli amerikan, si profesionalisht ashtu edhe nga ai i kolegjeve. Por për personat si Riddle, pa lidhje me një skuadër ekzistuese apo universitet, dashuria e vërtetë për sport është e vështirë të gjendet.

Seria e gjatë e sukseseve në Ligën Profesioniste të Bejzbollit (MLS) në vitet ‘90 dhe në fillim të 2000-ave tash është në kujtime dhe vitin e kaluar skuadra u shpërngul në periferi. Hawks në ligën e madhe të basketbollit NBA rrallë ka shkëlqyer dhe dy skuadrat e hokejit në ligën NHL kanë ardhur dhe shkuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme