Një botëror pa Argjentinën?

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 01:23 | Nga

Peruja dhe Ekuadori janë skuadrat që do të vendosin për fatin e Argjentinës në kualifikueset e botërorit të 2018. Skuadra nënkampione e botës përballet këtë javë me rrezikun real që të mos jetë në fazën finale të Kupës së Botës.

Nëse kjo do të ndodhë, për Argjentinën do të jetë hera e parë që nga viti 1970.

Bardhekaltrit do të përballen ditën e enjte me Perunë me të cilën ka një kuotë të barabartë pikësh, por Argjentina ka një golavarazh më të dobët se kjo skuadër, kështu që fitorja është një detyrim.

Ndeshja me Ekuadorin do të jetë ajo që do të përmbyllë këtë fazë kualifikuese për Argjentinën në grupin ku kualifikohen direkt 4 ekipe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme