Një garë e kërcimit me purtekë në kinema të hapur

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e uritur për të parë atletikë drejtpërdrejt mund të sjellin kokoshka me vete në garën që do të mbahet në Duesseldorf muajin e ardhshëm, shkruan agjencia Reuters.

Top-garuesit në kërcim me purtekë në vend, si Raphael Holzdeppe, Bo Kanda Lita Baehre dhe Toben Blech, do të jenë në aksion në garën më 12 qershor dhe tifozët do të jenë në gjendje të shohin nga vetura e tyre në “Autokino Duesseldorf”.

Garuesit do të garojnë në një shteg i improvizuar që do të vendoset në “Autokino Duesseldorf”.

Organizatorët kanë thënë se gjithë protokollet shëndetësore do të respektohen, ka njoftuar Federata Evropiane e Atletikës.

“Po shikoj për ngjarjen e parë pas izolimit. Për atmosferën garues, atmosferën e madhe që audienca e Duesseldorfit di ta bëjë”, ka thënë Lita Baehre. “Jam e sigurt se kjo ngjarje do të jetë gjë e madhe për shkak të lokacionit të veçantë. Nuk besoj se ndonjë garues i kërcimit me purtek ka marrë pjesë në një garë në kinema të hapur”.

Gjermania, që ka regjistruar më tepër se 176 mijë raste dhe 8100 të vdekur, është vendi më i suksesshëm i madh në Evropë që ka frenuar përhapjen e virusit, fal testimeve masive.

Bundesliga gjermane u bë liga e parë e madhe e futbollit që u rikthye që nga pezullimi i sportit shkaku i koronavirusit.

Të ngjashme