Një kampion bote shkon trajner te Nizza

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 16:37 | Nga

Patrick Vieira riktehet në vendlindje pas 23 vjetësh, për të marrë detyrën e trajnerit te Nizza. Pas eksperiencës në Amerikë te New York City, ish ylli francez i mesfushës ka marrë vendin e lënë bosh nga Lucien Favre, që kaloi te Dortmund.

“Monumenti i futbollist francez dhe mesfushori kampion bote me kombëtaren kanë shtyrë drejtuesit të mendojnë për profilin e tij, për dinamizmin, karizmën dhe filozofinë , që përputhen me ato të që ka Nizza”, shkruhet në komunikatën për shtyp të klubit francez.

Ardhja te Nizza e Vieira mund të bindë Balotellin të qëndrojë. Të dy ata kanë qenë në një skuadër për të paktën 3 vjet, tek Inter dhe Manchester City. “Kam komunikuar me të, për t’i uruar pushime të mbara me shpresën që do të shihemi sërish në 2 korrik, kur fillojnë përgatitjet. Por gjithçka do të ndodhë në kohën e vet”, deklaroi Patrick Vieira në konferencën për shtyp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme