Një karrige gjithmonë e rezervuar për Fadil Vokrrin

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Në restorantin ‘Proka’ në Prishtinë, një fanellë e Fadil Vokrrit gjithmonë qëndron aty, në kujtim të legjendës, që ndërroi jetë me 9 qershor të vitit 2018.

Dashuria për Fadil Vokrrin vazhdon të jetë e madhe tek tifozët e futbollit, duke e kujtuar në mënyra të ndryshme.

I tillë është Reshat Sogojeva, i njohur në shoqërinë e tij si “Proka”, i cili tash e një kohë në restorantin e tij mbanë një fanellë të Fadil Vokrrit mbi një karrige, që është e rezervuar gjithmonë në kujtim të legjendës.

Fanella është dhuratë për restorantin nga djali i legjendës, Gramozi. “Fanella është e legjendës, Fadil Vokrrit, presidentit historik. Këtë dresë (fanellë) ma ka dhuruar djali i Fadil Vokrrit, Gramozi. Fanella është e fillimit të historisë së Kosovë në futboll qysh në vitin 2016 ku jemi pranuar”.

“Puna e legjendës që e ka bërë ka bë që kjo dresë, nuk do të largohet nga kjo karrige. Mundet me ju ndërruar vendi, por nga ky lokal nuk largohet. Edhe klientët e dinë, nuk ulen këtu e dinë që është e rezervuar”.

Për Sogojevën lajmi më i tmerrshëm që e ka marr në vitet e fundit ka qenë, vdekja e Vokrrit.

“Lajmi më i tmerrshëm që e kam marrë prej se e kam hap lokalin, Prokën, ka qenë ai i vdekjes së presidentit. Kam shkuar edhe në spital, nuk kam besuar”, tregon momentin e dhimbshëm Sogojeva për vdekjen e presidentit.

Rrëfimi në Serbi me fanellën

Para se fanella ta bëjë vendin përgjithmonë në restorant, ai shpesh sa herë ka udhëtuar për punë jashtë vendit e ka mbajtur në veturë.

Proka tregon edhe një rast me një doganier serb në kufirin Kroaci-Serbi.

“Po vija nga Sllovenia, kalova në kufirin  Kroaci – Serbi. Polica kufitare kur e panë fanellën e Kosovë me flamur, ma morën. Por ishte një doganier, tifoz i Partizanit, që e mori fanellën e dhe ma ktheu. Iu tha policëve: ‘me veturë bën çfarë të doni, por fanellën mos e prekni sepse është e legjendës së Partizanit, Fadil Vokrrit”, tregon Proka.

Bisedimet për Challandes

Si klient i kafenesë Proka që ishte, Reshatit i kishte rënë shpesh të bisedonte me kryetari e FFK-së në atë kohë, Vokrrin.

“Kam pasur shpesh biseda me të nderin Fadil Vokrri kur vinte këtu. Sidomos për trajnerin e ri. Nuk ka kaluar ditë pa e pyetur se kush do të vije, pasi kishte edhe spekulime për Lothar Mathues. Por ai thoshte: ‘Unë e di dhe rrini të qetë. Ashtu kish qenë”, tregon ai në një bisedë për Telegrafin.

Ëndrra e tij me fanellën

Reshati ka një ëndërr, ta shoh Kosovën në Kampionatin Evropian 2020, sikurse të gjithë tifozët.

Ai thotë se vetëm nëse shkojmë në Evropian do ta largojnë fanellën, por për ta marr me vete në çdo stadium, ku luan Kosova.

“Ëndrra ime është që nëse shkojmë në Evropë. Do ta marr me vete në çdo stadium. Evropiani është ëndërr e të gjithëve edhe e legjendës”, mbyll tregimin e tij Sogojeva.

Një karrige gjithmonë e rezervuar për Fadil Vokrrin

Në restorantin ‘Proka’ në Prishtinë, një fanellë e Fadil Vokrrit gjithmonë qëndron aty e varur në një karrige Aty nuk ulet askush ☹Dashuria për Fadil Vokrrin vazhdon të jetë e madhe tek tifozët e futbollit ❤Një rrefim për këtë për fanellën që qëndron mbi karrige e që ka shumë histori mbi të 🇽🇰⚽Autor: Lavdim PirevaKamera: Korab Basha

Gepostet von Telegrafi Sport am Mittwoch, 1. Januar 2020

/Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme