Një klub i gjelbër si Forest Green Rovers

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 15:25 | Nga

Forest Green Rovers është një klub futbolli si asnjë tjetër.

I shpallur nga FIFA si klubi më i gjelbër i futbollit në planet, ai ka punuar me Kombet e Bashkuara dhe ka arritur statusin neutral të klimës – klubi i parë në botë që ka bërë një gjë të tillë, shkruan Koha Ditore.

Pronari aktual, Dale Vince, u bë aksionari kryesor te Forest Green në vitin 2010 dhe punën e re e përshkroi si mision shpëtimi për ekipin e tij lokal. Ishte një projekt që Vince fillimisht mendonte se nevojiten vetëm paratë, por shpejt u mendua dhe bëri diçka shumë më të rëndësishme.

“Shumë thjesht kemi arritur të bëhemi klubi më i gjelbër në botë. Kemi menduar se kjo është mënyra e mirë për ta shpëtuar klubin pa pasur nevojë për ndihmë financiare”, shpjegon Vince.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme