Një klub i Premierë Ligës ka propozuar vazhdimin e kampionatit në Kinë

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Një klub i panjohur anglez i Ligës Premier ka sugjeruar që sezoni aktual të përfundojë në Kinë pasi zyrtarët po zhvillojnë bisedime se si të shpëtojnë sezonin.

Liga Premier aktualisht është shtyrë deri më 30 prill të paktën për shkak të pandemisë së coronavirusit të njohur si Covid-19.

Dështimi për të përfunduar këtë sezon mund t’iu kushtojë klubeve deri në 762 milionë euro dhe autoritetet po bëjnë të pamundurën për vazhdimin e sezonit.

Një shef ekzekutiv i një klubi pa emër i Ligës Premier ka thënë se masa të dëshpëruara po merren parasysh për të siguruar që ky sezon të përfundojë.

Sipas mediumit Athletic, njëri nga klubet angleze ka propozuar vazhdimin e sezonit të Ligës Premier në Kinë, por kjo nuk është mirëpritur.

Ndryshe, të 20 ekipet e Ligës Premier do të marrin pjesë në një video-konferencë sot (e premte) në një përpjekje për të vazhduar sezonin.

UEFA së fundmi ka njoftuar metodën e tyre për t’u dhënë ligave vendase kohë të mjaftueshme për të përfunduar sezonet e tyre në verë.

Ndeshjet ndërkombëtare janë shtyrë përsëri deri në shtator të paktën ndërsa datat e rifillimit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës nuk janë caktuar.

Euro 2020 ishte planifikuar gjithashtu për tu mbajtur në verë, por që është shtyrë përsëri deri në vitin 2021 për shkak të pandemisë aktuale.

Të ngjashme