Një lëshim në kontratë e bën të paprekshëm Pellegrinin

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 22:06 | Nga

Katër humbje në po aq ndeshje, vetëm dy gola të shënuar dhe vendi i fundit në klasifikimin e Premier League. Nuk është fillimi që kishte menduar për West Ham tekniku Manuel Pellegrini, që duhet të ndryshojë situatën menjëherë. Sigurisht nëse e lejojnë, sepse për kilianin, (kampion me Manchester City) flitet për shkarkim. Vetëm se nuk është aq e thjeshtë ta shkarkosh…

Shkarkimi i Pellegrini është pothuaj i pamundur. Sipas asaj që raporton Times, nëse West Ham vendos të pushojë nga puna teknikun, do të gjendej përpara një fature të frikshme për tu paguar. 15 milionë stërlina më saktë, ose e gjithë paga e kontratës tre vjecare. Të paguara deri në centin e fundit pa mundësi ulje.

Fajin e ka ai që ka hartuar kontratën: shumë e thjeshtë, askush nuk është kujtuar të përfshijë klauzolën në favor të klubit për pagesën në rast shkarkimi. Një akord që praktikisht është në të gjithë kontratat e trajnerëve në kampionatet e rëndësishme. Të gjithë përveç Pellegrinit. Sigurisht, klubit londinez edhe ashtu do ti kushtonte, por jo si tani kur pozicioni i kilenit është praktikisht i paprekshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme