Një lojtar dhe një anëtar i stafit te Napoli pozitiv me COVID-19, ndeshja ndaj Juventusit mund të shtyhet

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Dy anëtarë të Napolit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 pas raundit testimeve të dyta në këtë klub.

Klubi italian ka njoftuar vetë përmes një komunikate për media përmes një njoftimi zyrtar.

“Në fund të analizimit të trsteve të marra dje, futbollisti Piotr Zielinski dhe bashkëpunëtori Giandomenico Costi ishin pozitivë me COVID-19”.

Kundër Genoas, Zielinski luajti nga minuta e parë ku edhe shënoi golin e dytë.

Zielinski u zëvendësua në minutën e 73-të nga trajneri Gennaro  Gattuso.

Të shtunën në mëngjes, në prag të ndeshjes kundër Juves, do të bëhet analizat e treta, rezultatet e të cilave do të jenë vendimtare për zhvillimin e kësaj ndeshje të madhe të fundjavës.

Rezultatet duhet të dalin në mbrëmje në mënyrë që të vendoset se a do të nisen për në Torino.

Të ngjashme