Një meç i ‘shëmtuar’, këtë e tregon edhe tentimi i Mayweather për të shpëtuar kundërshtarin nga nokauti

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Logan Paul dhe Floyd Mayweather dhuruan ndoshta paraqitjen më të dobët në histori të boksit.


Edhe pse ishte një meç ekzibicional, aty ku nuk do të përcaktohej fituesi, megjithatë shikuesit mbetën të zhgënjyer.

Në një moment, Mayweather godet fuqishëm YouTuberin, me këtë të fundit që fillon të bije në dysheme.

Por, amerikani nxitoi që ta mbante atë në këmbë, duke bërë që meçi të shkonte deri në raundin e tetë.

Një tjetër shfaqje e shëmtuar ishte edhe ajo kur Paul bëri disa gjuajtje flasë në drejtim të Mayweather, me amerikanin që vazhdimisht shkonte drejt qosheve.

Takimi la shumë për të dëshiruar, me shikuesit që pas përballjes bënë shaka me YouTuberin që nuk dinte as se si të godiste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme