Një ndërhyrje e ashpër që pasoi me karton të verdhë – Vidali iu vërsul me fyerje Ronaldos

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Arturo Vidal nuk ishte në disponimin e tij më të mirë gjatë takimit të parë gjysmëfinal mes Interit dhe Juventusit.

Zonja e Vjetër fitoi 2-1 në Giuseppe Meazza ndaj Interit në Kupën e Italisë e që gjatë takimit kishte mjaftë përplasje.

Një i tillë ishte edhe në minutën e 38-të, atëherë kur në duel ishin Arturo Vidal dhe Cristiano Ronaldo.

Mesfushori kilian tentoi t’i merrte topin nga këmba yllit portugez, mirëpo një gjë e tillë nuk i doli siç e kishte parashikuar.

Gjyqtari i takimit më pas ndëshkoi Vidalin me karton të verdhë, e ky i fundit shkoi te 35-vjeçari duke e fyer atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme