Një shqiptar kapiten i Zvicrës kundër Suedisë: Është nder që do të mbaj shiritin në Kupën e Botës

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 11:11 | Nga

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Stephan Lichtsteiner nuk do të jetë në fushë në ndeshjen e 1/8 të Kupës së Botës që zviceranët do të luajë ndaj Suedisë.

Mbrojtësi që sezonin e ardhshëm do të luajë me Arsenal është i skualifikuar (ka marrë dy të verdha në takimet në grupe), ndaj shiritin e kapitenit në këtë sfidë do ta mbajë shqiptari, Valon Behrami.

Kjo është konfirmuar nga mediat zvicerane, që shprehen se mesfushori do të jetë kapiteni i kombëtares zvicerane në këtë sfidë.

“Është një nder që me jepet mundësia të mbaj shiritin e kapitenit në një Kupë Bote, një shtysë për të dhënë edhe më shumë në fushë. Jam krenar që mbaj të veshur këtë fanellë”, u shpreh Valon Behrami.

Zvicra do të përballet me Suedinë me 3 korrik në stadiumin “Saint Petersburg” nga ora 16:00. /Gazeta Express/

Të ngjashme