Një sukses historik, një konflikt dhe një tragjedi

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 10:39 | Nga

Pas ciklit të parë eliminator vetëm me humbje, në Federatën e Basketbollit të Kosovës vlerësuan se është koha që në krye të përfaqësueses së Kosovës në basketboll të vijë një trajner i huaj.

U vendos për amerikanin me përvojë të gjatë, Brad Greenberg. Ai u emërua në postin e përzgjedhësit në prill të vitit të kaluar, ndërsa punën e nisi në fillim të korrikut në vitin 2017. Tashmë përfaqësuesja e Kosovës dhe amerikani Greenberg kanë ndarë rrugët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për shkak të obligimeve të 64-vjeçarit në një periudhë të rëndësishme për përfaqësuesen, Federata e Basketbollit e Kosovës nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me të dhe tashmë është në kërkim të një përzgjedhësi të ri.

Përzgjedhësi i ri pritet të emërohet deri në fund të javës, ndërsa do të nisë punën menjëherë më vonë këtë muaj. Kosova më 13 shtator e luan ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë parakualifikues për “EuroBasket 2021”. Në Prishtinë e pret Maqedoninë në ndeshjen që vlerësohet më e rëndësishmja në Grupin B, ku bën pjesë edhe Rumania. Vetëm fituesi i grupit kalon tutje, përkatësisht në kualifikime.

Të ngjashme