Një tifoz tenton t’i rrahë i vetëm të gjithë tifozët e klubit kundërshtar

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga momenti kur një tifoz i Wolves e filloi një përleshje me tifozët e Watfordit pas ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup mes dy klubeve.

Wolves dhe Watford e zhvilluan një ndeshje tejet dramatike në stadiumin kombëtar të Anglisë, Wembley. Watfordi arriti ta fitojë ndeshjen me rezultat 3:2 gjatë kohës shtesë, pasi fillimisht kishte qenë duke pësuar disfatë 2:0.

Megjithatë ndeshja mbeti paksa nën hije pas publikimit të videos ku shihet një tifoz i vetëm i Wolves duke tentuar t’i rrahë të gjithë tifozët e klubit kundërshtar.

Ai fillimisht dëgjohet duke i ofenduar kundërshtarët e tij e pastaj fillon t’i grushtojë disa prej tyre. Kjo përleshje nuk përfundon mirë për të, pasi që tifozët e Wolves e rrëzojnë në tokë dhe fillojnë ta godasin.

Sapo ngrihet në tokë, tifozi i Wolves tenton edhe një herë t’i grushtojë kundërshtarët.

Policia ka konfirmuar se për këtë rast janë arrestuar pesë persona, por nuk zbuloi nëse njëri prej të arrestuarve ishte njeriu që shihet në këtë video.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme