Një tjetër shkarkim pritet të ndodhë në Premierligë

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i West Hamit, Manuel Pellegrini pritet të shkarkohet nga drejtuesit e klubit.

Madje raportohet se Pellegrini do të shkarkohet menjëherë në rast të humbjes në ndeshjen e ardhshme kundër Southamptonit, ndeshje kjo e cila zhvillohet të shtunën.

The Sun raporton, se ish-trajneri i Manchester Cityt, do të mbetet përgjegjës për rezultatet e dobëta të arritura në javët e fundit nga klubi anglez.

Një humbje në St Mary’s Stadium do të sjellë fundin e aventurës së Pellegrinit, ndërsa do të bëhej trajneri i radhës që shkarkohet për një kohë të shkurtër në Premierligë, pas Pochettinos, Emery, dhe Marco Silvës të cilët kanë pasur fatin e njëjtë.

Të ngjashme