Një tjetër vdekje në Serbi, 34 raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur për shkak të pasojave të virusit Corona në Serbi, me ç`rast numri i viktimave nga Covid-19 në këtë vend ka arritur në 239.

Atje janë regjistruar 34 raste të reja të infeksionit në 24 orët e fundit, 657 pacientë janë shtruar në spital ku dhe 12 prej tyre janë në respirator.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve të shëruar në Serbi është 5,920, kurse numri i të infektuarve është 11.119, raporton Radio Kontakt Plus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme