Një vit pas Botërorit, Rusia po tërheq turma futbolli

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Një vit pas organizimit të Kampionatit Botëror, Rusia po lavdërohet me turmat më të mëdha të futbollit që nga ditët sovjetike dhe gjithashtu pjesëmarrja në nivelin amator është në rritje e sipër.

Megjithatë, ka probleme për sportin. Tifozët janë të shqetësuar me përpjekjet që edhe në ndeshjet kampionale të Rusisë të aplikohen masa të rrepta sigurie sikurse për duelet e botërorit. Ndërsa arenat e reja që po tërheqin tifozët mund të jenë barrë financiare për shtetin, shkruan sot Koha Ditore.

Ka një rritje të madhe të numrit të rusëve që luajnë futboll të nivelit amator dhe të dërgimit të fëmijëve nëpër akademitë e këtij sporti. Ky interesim përfshin edhe interesimin për futbollin e femrave, ndonëse botërori që po mbahet në Francë, nuk është edhe aq i dukshëm nëpër mediumet ruse. Rusia nuk po prezantohet në botërorin e femrave.

Numri i madh

Arenat e reja pas Botërorit kanë ndihmuar në ngritjen e shikueshmërisë në ndeshjet e Premier Leagues në Rusi, ku edicionin e shkuar kishte mesatare prej 16.817 tifozësh për ndeshje. Kjo është shikueshmëria më e madhe që nga viti 1989 kur klubet ruse përbënin pothuajse gjysmën e ligës së vjetër sovjetike. Rostov-on-Don në Rusinë Jugore, ka fjalën kryesore sa i përket rigjallërimit të futbollit të Rusisë me më shumë se 31 mijë shikues në ndeshjet që i luan në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme