Njeriu më i pasur në Afrikë dëshiron ta blejë Arsenalin

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Aliko Dangote ka thënë se dëshiron ta blejë Arsenalin në vitin 2021, nëse disa projekte të tij përfundojnë me kohë.

Njeriu më i pasur në Afrikë e pëlqen shumë klubin londinez dhe do të tentojë që të bëhet aksionari i vetëm.

62-vjeçari që është pronar i kompanisë “Dangote Group” edhe në të kaluarën është lidhur me një blerje të mundshme të Arsenalit.

Pasuria aktuale e Alikos kalon shumën e dhjetë miliardë eurove dhe është i gatshëm që ta blejë klubin nga pronari aktual “Kroenke Sports & Entertainment”.

Stan Kroenke deri më tani ka refuzuar ta shesë klubin, pasi ka pasur përfitime të majme, por nëse pranon një shumë prej tre miliardë dollarëve, atëherë mund të heq dorë.

“Arsenali është një klub që dua ta blejë. Mund ta pranojë publikisht se jam i interesuar ta blejë, por fillimisht jam duke pritur që të përfundojë një projekt rreth 20 miliardë euro”, ka thënë Dangote.

“Jam duke e përfunduar ndërtimin e kompanisë sime dhe në vitin 2021 ndoshta tentojë ta blejë Arsenalin”, ka shtuar më tej ai.

The Gunners janë në mesin e një tranzicioni dhe tani për tani do u kishte ndihmuar shumë një pronar që do të investonte në skuadër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme