Njihuni me 6 vjeçarin që do ia thyej rekordin Usain Boltit

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Usain Bolt mund ta humbet titullin si njeriu më i shpejtë në planet.

Atleti nga Xhamajka, Usain Bolt, e mban ende kurorën si njeriu më i shpejtë në planet.

Por, ky titull pritet që t’i rrëmbehet shumë shpejtë nga talenti amerikan, Rudolph Blaze, përcjell lajmi.net.

Blaze nuk është vetëm i shpejtë në fushë, por ai është gjithashtu një kampion kombëtar . Djaloshi nga Tampa Bay, Florida, nuk mund të ndalet.

Kthehemi në vitin 2017, Ingram u kurorëzua me një titull kampion kombëtar në AAU dhe duke u stolisur me 20 medalje ari.

Ai gjithashtu mori vendin e parë në sprintin kombëtar 55 metra, duke mposhtur shokët e tij konkurrentë me lehtësi.

6-vjeçari, i cili aktualisht luan për Tampa Ravens, mund të jetë një nga lojtarët më të vegjël në fushë, por ai është aq i shpejtë sa që pritet ta thyej rekordin në 100 metra. /Lajmi.net/

Të ngjashme