Nolito kthehet te Celta Vigo

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Celta Vigo e ka konfirmuar rikthimin e Nolitos në këtë skuadër, në formë permanente.

32 vjeçi që luante te Sevilla, u kthye te Vigo në formë emergjente, dhe jashtë afateve kalimtare.

Kjo lëvizje ka qenë paksa kontradiktore, pasi që federata spanjolle ka bërë një përjashtim duke lejuar Celta-n që të blejë lojtar jashtë afatit pas lëndimit afat-gjatë të portierit të tyre, Sergio Alvarez – por që ata e kanë shfrytëzuar për ta marrë një sulmues.

“RC Celta ka finalizuar rikthimin e shumëpritur të Nolitos. Ai do të rikthehet menjëherë, në mungesë të ekzaminimit mjekësor dhe detajeve kontraktuale”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të ngjashme